AKTUALITET /

E rëndë në Tiranë, efektiv i Policisë Rrugore i jep fund jetës! Lë pas bashkëshorten dhe vajzën e mitur

Shkruar nga Versus

E rëndë në Tiranë, efektiv i Policisë Rrugore i jep

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Freskut, në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Viktima është identifikuar si Indrit Sinani,  i cili prej rreth tetë vitesh shërbente në Policinë Rrugore të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, efektivi ka ndërmarrë aktin ekstrem në banesën e tij, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende objekt hetimi nga autoritetet.

Sinani lë pas bashkëshorten dhe vajzën e tij 8-vjeçare.

Ceremonia mortore pritet të zhvillohet ditën e hënë, në orën 13:00, në varrezat e Tufinës./Versus.al

Poll