MAGAZINË /

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim me të, ka qenë i bukur

Shkruar nga Versus

Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim me të, ka

Mbrëmjen e djeshme “Top Arena”, emisioni i dedikuar Botërorit 2026, solli momente interesante në natën e dytë të transmetimit, ku i ftuar ishte këngëtari i njohur Blero.

Artisti, u përball me një intervistë të veçantë nga Brikena Selmani, ish-banore e Big Brother VIP Albania. Gjatë bisedës, Brikena e pyeti Bleron për karrierën e tij, jetën familjare dhe eksperiencat personale, ndërsa në një moment këngëtari vendosi të këmbejë rolet dhe t’i drejtojë vetë një pyetje që ka ngjallur kuriozitet te publiku, lidhur me Mateon.

“Ka marrë fund mes teje dhe Mateos?”, ishte pyetja direkte e këngëtarit.

Fillimisht, Brikena reagoi me humor duke e pyetur: “Ke nisur të bësh pyetje edhe ti?”, por përgjigjja e saj la të kuptohej se marrëdhënia mes saj dhe Mateos nuk vazhdon më.

“Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur. Do të kem gjithnjë respekt për Mateon dhe gjithçka që kemi bërë bashkë”, u shpreh ajo. Versus.al

 

Poll