MAGAZINË /

Video/ Nis kampionati botëror i futbollit, ceremoni madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

Ceremonia hapëse u zhvillua në stadiumin legjendar Estadio Azteca, ku mijëra tifozë krijuan një atmosferë festive përpara ndeshjes së parë të turneut

Shkruar nga Versus

Video/ Nis kampionati botëror i futbollit, ceremoni madhështore me

Ka nisur zyrtarisht Kampionati Botëror 2026, duke hapur një kapitull të ri në historinë e turneut më prestigjioz të futbollit në botë.

Ceremonia hapëse u zhvillua në stadiumin legjendar Estadio Azteca, ku mijëra tifozë krijuan një atmosferë festive përpara ndeshjes së parë të turneut.

Momentin kulmor të ceremonisë e sollën Shakira dhe Burna Boy, të cilët interpretuan këngën zyrtare të Botërorit, “Dai Dai”, duke elektrizuar publikun e pranishëm dhe miliona shikues në mbarë botën.

Nga ndeshja hapëse në Mexico City deri te finalja që pritet të zhvillohet pranë New York City muajin e ardhshëm, tifozët do të përjetojnë 39 ditë të mbushura me emocione, surpriza dhe përballje mes kombëtareve më të mira të globit.

Botërori 2026 pritet të jetë një nga edicionet më të ndjekura në histori, me miliona tifozë që do të ndjekin nga afër garën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HYLENTINO (@hylentino)

 

Poll