MAGAZINË /

Portugalia fiton, por Ronaldo zhgënjen rëndë para Kupës së Botës

Shkruar nga Versus

Portugalia fiton, por Ronaldo zhgënjen rëndë para Kupës

Kapiteni i Portugalisë nuk ishte në ditën e tij më të mirë para portës në ndeshjen e fundit përgatitore para Kupës së Botës 2026.

Portugalia shënoi fitore 2-1 ndaj Nigerisë në stadiumin ‘Magalhaes Pessoa’ në Leiria, në testin e fundit miqësor para nisjes së aventurës së saj në Botërorin 2026.

Ndeshja ishte mjaft e balancuar, megjithëse portugezët dominuan posedimin e topit dhe krijuan më shumë raste shënimi.

Goli i fitores për Portugalinë erdhi në minutën e 75-të, kur Francisco Conceiçao, pas një asistimi nga Joao Cancelo, vulosi triumfin e skuadrës së drejtuar nga Roberto Martinez.

Sa i përket Cristiano Ronaldos, sulmuesi veteran luajti rreth 65 minuta, por nuk arriti të lërë gjurmë në tabelën e golashënuesve apo të asistimeve.

41-vjeçari pati disa mundësi për të realizuar, por nuk ishte aspak i saktë para portës, duke shpërdoruar një numër të konsiderueshëm rastesh dhe duke zhvilluar një nga paraqitjet e tij më pak efektive në prag të Kupës së Botës.

Në Botërorin 2026, Portugalia do të garojë në Grupin K, ku do të përballet me Kolumbinë, Kongon dhe Uzbekistanin, ndërsa Nigeria nuk arriti të sigurojë kualifikimin për fazën finale të turneut.

Poll