
Kiyomasa është gorilla e famshme në kopshtin zoologjik Higashiyama në Nagoya, Japoni, e cila ka mahnitur vizitorët e shumtë, me pozat e saj sikur të ishte qënie humane.
Ai është një gorillë 13-vjeçare që u filmua së fundmi duke u ndjekur nga një nga femrat në grupin e tij.
Një video që tregonte se çfarë ndodhi më pas u bë virale:
Kiyomasa rrinte vetëm, i zhytur në mendime, me pamjen e një burri që po vë në pikëpyetje seriozisht disa gjëra në jetën e tij.
Në një moment, gorilla qëndron me kokën anash dhe duart vendosur mbi mjekërr duke dhënë pamjen e një mendimtari.
Kjo e ka bërë shumë të ngjashme me njeriun, i cili sheh në hapësirë dhe me një shprehje të vrenjtur si filozof.
Kopshti Zoologjik dhe Kopshti Botanik Higashiyama është një kopsht zoologjik dhe botanik i përbashkët i vendosur në Chikusa-ku, Nagoya, Japoni.
I themeluar në vitin 1937, Kopshti Zoologjik Higashiyama është një nga atraksionet më të mëdha të Azisë, që përmban një kopsht botanik dhe një park argëtimi.Versus.al
View this post on Instagram

