
Surferi gjerman Sebastian Steudtner ka realizuar një arritje historike në botën e sërfit, duke thyer rekordin botëror në surfimin mbi valë gjigante.
Steudtner ka përballuar një valë me lartësi 26.21 metra në Nazaré, Portugali, një prej vendeve më të famshme në botë për dallgët ekstreme. Performanca e tij i ka dhënë atij një tjetër rekord botëror, duke përmirësuar pikërisht rekordin e mëparshëm që mbahej po nga ai, i vendosur në të njëjtat ujëra në vitin 2020.
Momenti spektakolar u regjistrua në brigjet e Nazarés, ku kushtet e veçanta detare krijojnë disa nga valët më të mëdha të njohura ndonjëherë në planet. Përballimi i një dallge të tillë kërkon përgatitje të jashtëzakonshme fizike, kontroll të lartë teknik dhe një guxim ekstrem.
Steudtner është prej vitesh një nga figurat më të njohura të surfimit në valë gjigante dhe ka vendosur disa prej standardeve më të larta në këtë disiplinë.
Me këtë rekord të ri, Nazaré konfirmohet edhe një herë si kryeqendra botërore e surfimit ekstrem, ndërsa Sebastian Steudtner shkruan një tjetër kapitull në historinë e këtij sporti./Versus.al

