MAGAZINË /

VIDEO/ Emocionon vajza e Elias dhe princ Lekës, Geraldina mirëpret vëllain e porsalindur Aleksandër me një këngë

Në pamjet e publikuara nga vetë Princi Leka, Geraldina shfaqet duke i kënduar një melodi dashurie vëllait të saj të porsalindur

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Emocionon vajza e Elias dhe princ Lekës, Geraldina mirëpret

Një moment i ëmbël familjar ka emocionuar ndjekësit e Princit Leka, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një video ku vajza e tij Geraldina mirëpret vëllain e vogël, Aleksandër.

Në pamjet e publikuara nga vetë Princi Leka, Geraldina shfaqet duke i kënduar një melodi dashurie vëllait të saj të porsalindur, duke krijuar një moment të veçantë mes dy fëmijëve.

“Një melodi dashurie nga Geraldina për vëllain e saj të vogël, Aleksandër. Kujtimi i parë i një lidhjeje që do t’i shoqërojë gjithë jetën”, ka shkruar Princi Leka krahas videos së publikuar.

Videoja është shpërndarë gjerësisht, me shumë komente urimi dhe përgëzime për lidhjen e veçantë që po krijohet mes Geraldinës dhe vogëlushit Aleksandër./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Poll