MAGAZINË /

VIDEO/ Nga byreku tek qeleshet në pazarin e Krujës, Zucchero shijon fundjavën pas koncertit në Tiranë

Këtë të shtunë artisti ka parë nga afër veshjet tradicionale në pazarin e Krujës, duke provuar qeleshet dhe opingat

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Nga byreku tek qeleshet në pazarin e Krujës, Zucchero shijon

Artisti i njohur Italian, Zucchero ndodhet në Tiranë prej disa ditësh. Në datën 21 korrik ai performoi në Pallatin e Kongreseve koncertin e tij për herë të parë në vendin tonë, e ku u mirëprit nga mijëra artdashës.
Por qëndrimi i këngëtarit italian nuk ka përfunduar aty, ai ka zgjedhur të qëndrojë disa ditë në Tiranë ku ka shijuar gatime tradicionale si byreku dhe pa harruar të vizitojë pazarin e Krujës.
Në videon e përcjellë nga kompania e eventeve e cila mundësoi koncertin e Zuccheros në Tiranë, këtë të shtunë artisti ka parë nga afër veshjet tradicionale në pazarin e Krujës, duke provuar qeleshet dhe opingat.
Ai ka parë nga afër dhe procesin e prodhimit të tyre nga artizanët krutanë. /Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kuadr Events (@kuadr_events)

Poll