AKTUALITET /

Dita e 36-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e dy të arrestuarve

Qindra protestues iu bashkuan marshimit drejt komisariatit, duke brohoritur slogane si “Revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe “Rama, jep dorëheqjen”

Shkruar nga Versus

Dita e 36-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt

Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar edhe në ditën e saj të 56-të, me qindra qytetarë të mbledhur para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Pas përfundimit të fjalimeve, organizatorët ndryshuan itinerarin e marshimit, duke u drejtuar këtë herë drejt Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku sipas tyre mbahen në paraburgim dy protestues të arrestuar gjatë tubimit të së enjtes para Kuvendit.

“Na mbajnë të arrestuar te Komisariati nr. 3 dy protestuesit tanë. Sot marshimin do ta bëjmë për nder të tyre. Do të kërkojmë jo vetëm ‘Lironi çunat’, por edhe ‘Lironi gocat’”, u shpreh një nga aktivistët.

Qindra protestues iu bashkuan marshimit drejt komisariatit, duke brohoritur slogane si “Revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.

Organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkojnë lirimin e të arrestuarve dhe plotësimin e kërkesave të tyre politike./Versus.al

 

Poll