AKTUALITET /

Radarët fiksojnë 206 automjete në një natë me shpejtësi deri 200 km/h, Lamallari paralajmëron ashpërsim të masave

Pajisjet inteligjente të Policisë së Shtetit regjistruan 2206 raste me shpejtësi nga 150 deri në 212 km/h, në akset nga Lezha në Fier, ku kufiri maksimal është 90 km/h.

Shkruar nga Versus

Radarët fiksojnë 206 automjete në një natë me
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka ripërsëritur apelin ndaj drejtuesve të automjeve të cilët ecin me shpejtë skëterrë në rrugë duke u shndërruar padashje në vrasës.

“Automjeti nuk është armë”, shkruan ministri në facebook, duke shtuar se pajisjet inteligjente të Policisë së Shtetit regjistruan 2206 raste me shpejtësi nga 150 deri në 212 km/h, në akset nga Lezha në Fier, ku kufiri maksimal është 90 km/h.
“Po i shndërroni makinat në një armë vdekjeprurëse ndaj vetes dhe çdokujt tjetër që rastësia e sjell pranë!
Nëse rrugët i shihni si pista garash dhe makinën si mjet aventurash të rrezikshme, leja e drejtimit nuk bën më për ju!
Sot teknologjisë nuk i shpëton asgjë, Policia nuk bën kompromis dhe rrugët nuk do t’ua lëmë në dorë atyre që sillen si kamikazë në timon”, shkruan Lamallari./Versus.al

Poll