Në ditën e 56-të të protestës qytetare kundër qeverisë, protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një nga aktivistët deklaroi se ditën e hënë do të jetë seanca e fundit e Kuvendit për këtë legjislacion ndaj dhe protesta do të zhvendoset paraditen e së hënës para Kuvendit.
“Edhe sikur nesër të mbledhin Kuvendin, ne do të jemi sërish në protestë. Ata e kishin planifikuar në datën 30 por ngaqe e dinin se do të ishim aty, e afruan në datën 27. Por ne dhe sikur nesër në mëngjes të mblidhen, do të jemi aty”, tha aktivisti./Versus.al

