
Erling Haaland njihet jo vetëm për golat e tij, por edhe për stilin e jetesës jashtë fushës.
Sulmuesi norvegjez ka tërhequr sërish vëmendjen me koleksionin e tij të aksesorëve luksozë dhe disa zgjedhje të pazakonta, që e kanë bërë një nga personazhet më të komentuar të momentit.
Një nga pasionet më të mëdha të Haaland janë çantat luksoze Hermès Birkin, të cilat konsiderohen ndër më të shtrenjtat dhe më të rrallat në botë. Futbollisti zotëron disa modele ekskluzive, ndërsa koleksioni i tij përfshin edhe çanta nga marka të njohura si Louis Vuitton, Chanel, Goyard dhe Dolce & Gabbana.

Përveç modës, Haaland është i apasionuar edhe pas makinave superluksoze, duke pasur në garazhin e tij modele nga markat më prestigjioze në botë.
Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë bujë ditët e fundit është një suvenir i pazakontë që ai mori me vete pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 në SHBA.

Futbollisti u fotografua duke zbritur nga avioni në Oslo me një rakun të balsamosur, i vendosur mbi një bazament druri dhe duke mbajtur një shishe alkooli.
Objekti, i njohur si "Whiskey Raccoon", u ble në një dyqan në Dallas të Teksasit për rreth 750 dollarë.

Fotoja u bë menjëherë virale, ndërsa vetë Haaland bëri shaka në rrjetet sociale duke shkruar: "Më ndoqi deri në shtëpi."
Pas publikimit të fotove, interesi për këtë suvenir u rrit ndjeshëm dhe dyqani ku u ble raportoi se produkti u shit plotësisht për shkak të kërkesës së madhe.
Me stilin e tij ekstravagant dhe zgjedhjet e pazakonta, Erling Haaland vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për paraqitjet në fushën e lojës, por edhe për jetën e tij luksoze jashtë saj./Versus.al

