AKTUALITET /

Java që tronditi Shqipërinë: Nga tragjedia në Roskovec te aksidentet dhe ngjarjet e rënda

Shkruar nga Versus

Java që tronditi Shqipërinë: Nga tragjedia në Roskovec te

Java 20–26 korrik u shënua nga një sërë ngjarjesh të rënda që dominuan aktualitetin në vend, ku në qendër të vëmendjes ishte tragjedia në Roskovec, aksidente fatale, plagosje, incidente dhe protesta qytetare.

Ngjarja që tronditi më shumë opinionin publik ishte tragjedia në Roskovec, ku Refit Buzi vrau ish-vjehrrin e tij Ylli Plaka dhe plagosi bashkëshorten e tij, Naxhie Plaka, e cila ndërroi jetë më pas në spital.

Pas krimit ai mori peng ish-të fejuarën, Rozalinda Plaka, dhe pas rreth nëntë orësh negociata me forcat RENEA kreu vetëvrasje.

Kjo ngjarje u pasua nga publikimi i detajeve, dëshmive dhe zhvillimeve të hetimit gjatë gjithë javës.

Java u shënua edhe nga aksidenti tragjik pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku një betoniere u përplas me një automjet dhe përfundoi në autostradë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e të tjerëve.

Gjithashtu, në Vlorë një i mitur u plagos rëndë nga helikat e një skafi dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës.

Në kronikën e zezë u raportuan edhe plagosja me thikë në Durrës, ku një person mbeti i lënduar dhe autori u shpall në kërkim, si dhe plagosja e një 71-vjeçari në Lushnjë pas një konflikti me kushëririn e tij.

Në Pogradec, elektricisti Agim Beqiri humbi jetën gjatë riparimit të një linje elektrike, ndërsa në Vlorë dy zjarre të njëpasnjëshme angazhuan shërbimin zjarrfikës.

Gjatë javës vijuan edhe protestat qytetare në Tiranë, me tubime para Kryeministrisë dhe Kuvendit, ndërsa një pjesë e zhvillimeve u përqendruan te arrestimi dhe më pas lirimi i protestuesve, si edhe debatet për ndërhyrjen e Policisë gjatë protestave./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll