AKTUALITET /

EMRI+VIDEO/ E trishtë në Pogradec! Elektriçisti humb jetën gjatë punës, kolegët e gjetën pa shenja jete në shtyllë

Sipas informacioneve paraprake, Beqiri kishte konstatuar një defekt në linjën e ndriçimit rrugor që një ditë më parë dhe ishte rikthyer mëngjesin e së dielës për ta riparuar.

Shkruar nga Versus

EMRI+VIDEO/ E trishtë në Pogradec! Elektriçisti humb jetën

Dalin detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë të diel në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku humbi jetën gjatë punës elektricisti 60-vjeçar, Agim Beqiri.

Sipas informacioneve paraprake, Beqiri kishte konstatuar një defekt në linjën e ndriçimit rrugor që një ditë më parë dhe ishte rikthyer mëngjesin e së dielës për ta riparuar.

Burime nga zona bëjnë me dije se në shtyllën elektrike ndodheshin dy linja tensioni.

Dyshohet se elektricisti kishte çaktivizuar vetëm njërën prej tyre, ndërsa linja tjetër kishte mbetur aktive.

Gjatë ndërhyrjes, ai dyshohet se ra në kontakt me linjën nën tension, duke humbur jetën në vend.

Mësohet se trupi i 60-vjeçarit qëndroi për disa minuta i varur në shtyllë, i siguruar me pajisjet e punës, derisa shërbimet përkatëse bënë të mundur zbritjen e tij.

Agim Beqiri punonte prej vitesh si elektricist në Bashkinë e Pogradecit, ku ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatrat e zonës.

Banorët e përshkruajnë si një njeri korrekt dhe të përkushtuar në punë.

"Ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt dhe i sinqertë. Mbrëmë konstatoi defektin, ndërsa sot u kthye për ta riparuar. Na ka ardhur shumë keq.", shprehet një banor i zonës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit fatal dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së elektricistit./Versus.al

Poll