AKTUALITET /

Dy zjarre alarmojnë Vlorën, zjarrfikësit ndërhyjnë njëkohësisht në dy zona të qytetit

Ngjarja e parë u regjistrua në një fast food, ku sipas dyshimeve paraprake flakët janë shkaktuar nga një bombol gazi.

Shkruar nga Versus

Dy zjarre alarmojnë Vlorën, zjarrfikësit ndërhyjnë

Dy zjarre kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke angazhuar forcat zjarrfikëse në dy ndërhyrje të njëkohshme.

Ngjarja e parë u regjistrua në një fast food, ku sipas dyshimeve paraprake flakët janë shkaktuar nga një bombol gazi.

Zjarri u shoqërua me tym të dendur dhe shkaktoi dëme materiale në ambientet e biznesit.

Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët u neutralizuan para se të përhapeshin më tej.

Pak më vonë, një tjetër vatër zjarri shpërtheu në një kabinë elektrike pranë shkollës “Ali Demi”.

Për të shmangur rrezikun, ekipet ndërprenë furnizimin me energji elektrike dhe arritën të shuanin zjarrin, duke parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave përreth.

Nga të dyja ngjarjet nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të zjarreve./Versus.al

Poll