AKTUALITET /

Protesta e 57-të/ “Kjo është vera e vetmisë së madhe për Ramën”, aktivisti: Revolucioni Flamingo do ta rrëzojë

Një prej aktivistëve që mori pjesë në protestë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lidhur “besën” me oligarkët dhe krimin e organizuar

Shkruar nga Versus

Protesta e 57-të/ “Kjo është vera e vetmisë së

Ka nisur këtë mbrëmje, protesta e 57-të qytetare kundër qeverisë para Kryeministrisë.

Një prej aktivistëve që mori pjesë në protestë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lidhur besën me oligarkët dhe krimin e organizuar, ndaj qeveria e tij duhet të largohet.

“Rama priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën dhe qeverinë e tij”, deklaroi aktivisti.

Ai tha se prej 57 ditësh qytetarët po vijojnë rezistencën e tyre për të kërkuar ndryshim politik.

“57 ditë rezistencë për të bërë të mundur atë që ky kryeministër nuk e bëri për 13 vite, sepse është i pabesë. Ai lidhi besën me oligarkët dhe krimin e organizuar, ndaj ne i kërkojmë dorëheqjen”, u shpreh ai./Versus.al

 

Poll