
Publikohen pamjet e momentit kur forcat e RENEA-s rrethojnë automjetin e 35-vjeçarit, Refit Buzi, i cili vrau prindërit e ish-të fejuarës dhe mori peng 24-vjeçaren për disa orë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vidhisht të Fierit, ku pas përpjekjeve të gjata, Rozalinda Plaku arriti të shpëtonte dhe të largohej nga situata e rrezikshme.
Ndërkohë, Refit Buzi nuk pranoi t’u dorëzohej forcave të RENEA-s, duke i dhënë fund jetës së tij brenda automjetit pas përfundimit të negociatave.
Ngjarja vijon të jetë nën hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë tragjedi./Versus.al

