AKTUALITET /

FOTO/ Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, karrotreci shkoi për të marrë automjetin me defekt, por humb kontrollin

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara dyshohet se janë vetëm materiale.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, karrotreci shkoi për të

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku një karrotrec që transportonte një automjet është përfshirë në një incident.

Sipas informacioneve paraprake, karrotreci kishte shkuar për të tërhequr një automjet që kishte pësuar një defekt gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor. Gjatë transportimit të mjetit, karrotreci ka humbur kontrollin duke rrezikuar dhe automjetet e tjera.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara dyshohet se janë vetëm materiale.

Pas ngjarjes, lëvizja e mjeteve në këtë aks është kryer me kujdes deri në normalizimin e situatës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për dinamikën e plotë të ngjarjes. Grupi hetimor pritet të kryejë verifikimet përkatëse për të zbardhur rrethanat e aksidentit./Versus.al

Poll