AKTUALITET /

Ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani, SPAK e akuzon për trafik droge dhe pastrim parash.

Ai u vetëdorëzua pranë autoriteteve spanjolle në fillim të muajit prill, ndërsa mbrëmjen e së shtunës u transferua për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Shkruar nga Versus
Ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani, SPAK e akuzon për trafik
Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani

Eralbi Breçani është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pas disa muajsh në kërkim ndërkombëtar.

Ai u vetëdorëzua pranë autoriteteve spanjolle në fillim të muajit prill, ndërsa mbrëmjen e së shtunës u transferua për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

SPAK e akuzon Breçanin për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka pasur rol në aktivitete kriminale të organizuara që lidhen me trafikun e drogës.

Përveç kësaj, ndaj tij rëndon edhe akuza për pastrim parash, vepër për të cilën SPAK pretendon se ka bashkëpunuar me babanë e tij, Erzen Breçanin, ish-zv.drejtor i Policisë së Tiranës.

Sipas organit të akuzës, të dy dyshohet se kanë qenë pjesë e një strukture kriminale të përfshirë në trafik narkotikësh dhe pastrim të të ardhurave të përfituara nga aktivitetet e paligjshme./Versus.al

Poll