AKTUALITET /

21 protestuesit dalin sot para Gjykatës së Tiranës, pritet tubim në mbështetje të tyre

Në mbështetje të tyre, Grupi Koordinues dhe protestuesit kanë njoftuar zhvillimin e një tubimi para godinës së gjykatës gjatë kohës që do të mbahet seanca, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Shkruar nga Versus

21 protestuesit dalin sot para Gjykatës së Tiranës, pritet tubim

21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit do të dalin sot në orën 09:30 para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë.

Në mbështetje të tyre, Grupi Koordinues dhe protestuesit kanë njoftuar zhvillimin e një tubimi para godinës së gjykatës gjatë kohës që do të mbahet seanca, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme protesta e 35-të qytetare në Tiranë u shoqërua me tensione pranë Komisariatit nr. 3, ku mbahen të ndaluar protestuesit e arrestuar. Pas marshimit në rrugët e kryeqytetit, një grup protestuesish u ndal para komisariatit dhe kërkoi lirimin e tyre me thirrje si "Lironi çunat".

Situata u përshkallëzua kur disa persona goditën me mjete të forta derën hyrëse dhe dritaret e godinës, duke shkaktuar dëmtime. Sipas raportimeve, disa prej tyre arritën të thyenin derën dhe të hynin në ambientet e pritjes së komisariatit.

Megjithatë, një pjesë e protestuesve dhe organizatorëve ndërhynë menjëherë, duke u bërë thirrje të pranishmëve të ndalonin aktet e dhunës. Ata theksuan se incidente të tilla dëmtojnë kauzën e protestës dhe largojnë vëmendjen nga kërkesat kryesore të qytetarëve.

21 të arrestuarit po hetohen për disa vepra penale, mes të cilave shkatërrim prone, kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë për shkak të detyrës, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.

Sot pritet që Gjykata e Tiranës të vendosë për masën e sigurisë ndaj tyre./Versus.al

Emrat e 19 prej 21 personave të arrestuar
Kujtim Pervataj

Romario Dushi

Ardit Ymaj

Niko Qarkaj

Ylli Shima

Ervis Gjoni

Frrok Bardhi

Rezart Pirani

Admir Tershalla

Alban Nikolli

Elvis Bici

Altin Hila

Ervin Gega

Arben Lleshaj

Everes Bardhi

Besard Kajmi

Aristotel Elezaj

Gentjan Progni

Durim Bami

 

Poll