AKTUALITET /

Incidenti në mesnatë tek Komisariati nr:3, plagoset efektivja! Momenti kur dërgohet me ambulancë në spital

Në pamjet e publikuara, efektivja shihet me plagë në pjesën e bërrylit të njërës dorë, ndërsa kolegët dhe personeli mjekësor i ofrojnë ndihmën e parë.

Shkruar nga Versus

Incidenti në mesnatë tek Komisariati nr:3, plagoset efektivja! Momenti

Përplasjet e mbrëmjes së djeshme para Komisariatit nr. 3 në Tiranë kanë lënë pas dëme materiale në godinë, por edhe një efektive policie të plagosur gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas informacioneve, gjatë momenteve kur disa protestues goditën me sende të forta dyert dhe xhamat e komisariatit, një efektive që ndodhej brenda ambienteve të godinës është lënduar nga copat e xhamit të thyer.

Në pamjet e publikuara, efektivja shihet me plagë në pjesën e bërrylit të njërës dorë, ndërsa kolegët dhe personeli mjekësor i ofrojnë ndihmën e parë.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje mbërriti një ambulancë dhe stafi mjekësor ndërhyri për t'i dhënë ndihmën e nevojshme. Më pas, efektivja u transportua në spital për trajtim të mëtejshëm./Versus.al

 

Poll