
Organizatorët e protestave qytetare, aktivistë dhe mbështetës do të mblidhen sot para Gjykatës së Tiranës, ku pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 21 protestuesve të arrestuar gjatë ngjarjeve të 2 korrikut para Kuvendit.
Tubimi është thirrur si një shenjë solidariteti me të arrestuarit, të cilët mbështetësit e tyre i konsiderojnë të ndaluar padrejtësisht.
Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe kundërshtojnë veprimet e policisë gjatë ndërhyrjes.
Arrestimet pasuan përplasjet e forta të regjistruara gjatë protestës së 2 korrikut, kur demonstruesit u përballën me forcat e rendit pranë godinës së Kuvendit.
Pas incidenteve, policia shoqëroi dhe arrestoi disa persona, ndërsa nga tensionet mbetën të lënduar si efektivë policie, ashtu edhe protestues.
Sot pritet që Gjykata e Tiranës të vendosë mbi masën e sigurisë për 21 të arrestuarit, ndërsa jashtë godinës është paralajmëruar një tubim në mbështetje të tyre./Versus.al
View this post on Instagram


