AKTUALITET /

Organizatorët e protestës distancohen nga incidentet te Komisariati nr. 3: Autorët ishin të infiltruar!

Ata i kanë bërë thirrje Policisë së Shtetit të identifikojë autorët e incidenteve, duke i cilësuar ngjarjet si një përpjekje për të njollosur protestën dhe për të devijuar vëmendjen nga kërkesat e qytetarëve.

Shkruar nga Versus

Organizatorët e protestës distancohen nga incidentet te Komisariati

Organizatorët e protestës së zhvilluar në Tiranë kanë reaguar pas incidenteve të ndodhura pranë Komisariatit nr. 3, duke u distancuar nga aktet e dhunës dhe duke deklaruar se ato nuk përfaqësojnë frymën e tubimit.

Në reagimin e tyre, ata pretendojnë se dëmtimet ndaj godinës së komisariatit janë shkaktuar nga katër persona të infiltruar, të cilët, sipas tyre, nuk kishin asnjë lidhje me protestën qytetare.

Sipas organizatorëve, gjatë momenteve të tensionit, pjesëmarrësit në protestë reaguan duke thirrur "Jo dhunës!", me synimin për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të izoluar çdo akt provokues.

Ata i kanë bërë thirrje Policisë së Shtetit të identifikojë autorët e incidenteve, duke i cilësuar ngjarjet si një përpjekje për të njollosur protestën dhe për të devijuar vëmendjen nga kërkesat e qytetarëve.

Organizatorët theksojnë se protesta ishte një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara në vend, ku u përdorën edhe simbole të ndryshme për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Sipas tyre, incidentet e ndodhura nuk zbehin mesazhin e mijëra qytetarëve që morën pjesë në marshim dhe nuk do të ndikojnë në vijimin e protestave të paralajmëruara./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll