AKTUALITET /

Digjen pesë kamionë të një guroreje në Kurbin, dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

Shkruar nga Versus
Digjen pesë kamionë të një guroreje në Kurbin, dyshon
Digjen pesë kamionë të një guroreje në Kurbin

Pesë automjete të tonazhit të rëndë, janë përfshirë nga flakët në një gurore në fshatin Shpërdhet

Dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Versus.al

Tags:

kurbin gurore

Poll