Gjyqtarja e Posaçme Flojera Davidhi ka rrëzuar sot ankimin e masës ‘arrest shtëpie’ nga Jamarbër Malltezi i cili akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion në aferën “Partizani”.
Malltezi akuzohet se ka përfituar 5.4 milionë euro nga privatizimi i kompleksit sportive Partizani gjatë kohës që Berisha ka qenë kryeministër dhe ky i fundit akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv.
Davidhi e cila la në fuqi masën e arrestit shtëpiak për Malltezin, është e njëjta gjyqtare e cila në nëntor të vitit të kaluar liroi Berishën nga arresti shtëpiak ku lideri i PD mbahej prej 30 dhjetor të vitit 2023. Versus.al








