AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti i marketit “Pro natyra” përplas 3 fëmijë me monopatina

Gjendja e fëmijëve raportohet të jetë kritike.

Shkruar nga Versus
Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti i marketit “Pro
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme pranë “Piramidës” ku një makinë ka përplasur tre fëmijë të cilët po qarkullonin me monopatina.

Mësohet se makina e marketit “Pro Natyra” po qarkullonte në korsinë e autobusit. Ndërsa tre të miturit janë transportuar për në spital ku raportohet të jenë në gjendje kritike për jetën.

"Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale"- thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

Poll