AKTUALITET /

Banjo e braktisur kthehet në laborator heroine, arrestohet 52-vjeçari shqiptar

Policia italiane zbulon bazë për përpunimin e drogës në një pallat, sekuestrohen kilogramë heroinë dhe pajisje për paketim

Shkruar nga Versus

Banjo e braktisur kthehet në laborator heroine, arrestohet

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte shndërruar në një laborator të mirëfilltë për përpunimin e heroinës, ku policia italiane zbuloi një sasi të konsiderueshme droge dhe pajisje të specializuara për përgatitjen e saj për treg.

Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar 52-vjeçar, me precedentë të mëparshëm penalë, i dyshuar si personi që administronte ambientin e përshtatur për aktivitetin kriminal.


OPERACIONI I POLICISË ITALIANE
Sipas mediave italiane, operacioni u krye nga efektivët e komisariatit “Mecenate”, pas një hetimi dhe vëzhgimi disa javor ndaj të dyshuarit.

Ai është ndjekur deri në një ndërtesë në zonën e Via San Dionigi, ku ka hyrë përmes një dere dytësore në një pallat ku nuk kishte rezidencë zyrtare.

Policia ka ndërhyrë menjëherë sapo 52-vjeçari ka hyrë në ambient, duke zbuluar brenda një banjoje të papërdorur një bazë të strukturuar për përpunimin e lëndëve narkotike.


ZBULIMI I LABORATORIT

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur rreth 2.5 kilogramë heroinë, mbi 5 kilogramë substanca përzierëse, peshore precize, materiale paketimi si dhe pajisje për presimin dhe përgatitjen e drogës për shpërndarje
Sipas hetuesve, ambienti ishte përshtatur për të përpunuar dhe ndarë drogën në doza të gatshme për treg.

Poll