AKTUALITET /

Call center vijojnë punën! Kush janë vëllezërit F. P dhe E.P që sfidojnë policinë me aktivitet në të gjithë Tiranën

Shkruar nga Versus
Call center vijojnë punën! Kush janë vëllezërit F. P
Foto ilustruese nga një aksion i mëparshëm i policisë

Prej javësh, policia ka nisur një aksion të vazhdueshëm kontrollesh në ambientet ku ushtrohet veprimtaria e paligjshme e mashtrimit të shtetasve të huaj nëpërmjet aktivitetit “call center”.

Shuma të mëdha parash të sekuestruara, pajisje kompjuterike e persona të arrestuar gjatë operacioneve të policisë ndaj këtyre veprimtarive kriminale, tek të cilat kishin rënë pre qindra shtetas të huaj.

Megjithatë, kur duket se policia e ka marrë seriozisht aksionin ndaj call center-ave, ekziston ende një veprimtari e tillë e drejtuar nga dy vëllezër me inicialet F.P dhe E.P të cilët duket se po sfidojnë “blutë”.

Në ambientet në pronësi të tij vijon veprimtaria e call center, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Versus.al, E.P ka edhe biznese të tjera në sektorin e ndërtimit ku merr rregullisht leje për ndërtimin e godinave të reja.

Burime për redaksinë bëjnë me dije se dyshohet se në të gjitha pikat e shpërndara nëpër Tiranë, ky call center numëron rreth 700 punonjës. Ndërkohë do të sigurohen informacione të tjera nga versus.al në vijim për këtë veprimtari të paligjshme. Versus.al

Poll