MAGAZINË /

Selin Bollati dhe Dj Gimbo nisin bashkëjetesën, ballerina: Jam e rezervuar në rrjetet sociale

Selin tregoi edhe për mënyrën se si kanë menaxhuar ekspozimin publik, duke thënë se fillimisht kishte dëshiruar që lidhjen ta mbanin më private.

Shkruar nga Versus

Selin Bollati dhe Dj Gimbo nisin bashkëjetesën, ballerina: Jam e

Selin Bollati dhe Dj Gimbo kanë folur për herë të parë si çift në një intervistë televizive, ku kanë ndarë detaje nga marrëdhënia e tyre dhe jeta jashtë vëmendjes mediatike.

Të ftuar në emisionin “Wake Up”, çifti ka folur për projektin e tyre muzikor me Rezarta Shkurtën, “DJ Remix”, por edhe për jetën e përditshme pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Selin ka treguar se ata po jetojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke qëndruar herë në Tiranë pranë familjes së saj dhe herë në Prishtinë e Istog pranë familjes së Dj Gimbos.

“Mua kjo pyetje më ndjek gjithandej, nëse është më mirë në Shqipëri apo Kosovë. Me thënë të drejtën po na shkon shumë mirë. Nuk e kemi ndarë që do rrimë vetëm në Shqipëri apo vetëm në Kosovë, jemi ku të kemi punë. Pak te familjarët e mi këtu në Tiranë dhe pak te familjarët e Gimbos në Prishtinë dhe Istog. Po bëjmë një balancë mes Tiranës, Prishtinës dhe Istogut”, u shpreh Selin.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se çifti ka nisur bashkëjetesën.

Duke folur për jetën pas daljes nga reality show, Dj Gimbo tha se marrëdhënia jashtë kamerave është më e lehtë, ndërsa brenda një formati televiziv gjithçka është më e vështirë për shkak të presionit dhe perceptimit të publikut.

Selin tregoi edhe për mënyrën se si kanë menaxhuar ekspozimin publik, duke thënë se fillimisht kishte dëshiruar që lidhjen ta mbanin më private.

“Unë nuk kam shumë dëshirë që të postojmë kaq shumë me njëri-tjetrin, sepse dua ta mbaj pak më private. Jam shumë besëtytne dhe i besoj syrit të keq. Por e kuptuam që duke e mbajtur shumë private krijoheshin drama të tjera, si ‘u ndanë’, ndaj jemi munduar ta mbajmë mes privatësisë dhe asaj publike”, tha ajo.

Çifti vijon të jetë në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, ndërsa tashmë po ndërtojnë jetën e tyre jashtë kamerave.

Poll