AKTUALITET /

Si "përmbyti" Visi Pojës e grupi i tij me tonelata koka*në Italinë e Evropën - Dosja e SPAK në gjykatë

Hetim i përbashkët Shqipëri–Itali zbardh rrjet kriminal me miliona euro pasuri të sekuestruara dhe tonelata droge të trafikuar

Shkruar nga Versus
Si "përmbyti" Visi Pojës e grupi i tij me tonelata
Elvis Doçi, i njohur dhe si Visi i Pojës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash, në kuadër të procedimit penal nr. 36 të vitit 2019.

Në qendër të dosjes qëndrojnë tre emra kryesorë të akuzuar si pjesë kyçe e strukturës kriminale: Elvis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”), Olgert Shqevi dhe Indrit Tafili, të cilët SPAK i akuzon për drejtim dhe organizim të veprimtarisë së trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe skemave të pastrimit të parave.

Sipas hetimeve, ky grup ka funksionuar si një rrjet i strukturuar kriminal me lidhje në Shqipëri dhe Itali, duke koordinuar transportin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian, si dhe qarkullimin e fitimeve të paligjshme përmes mekanizmave të sofistikuar financiarë.

Dosja është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Si "përmbyti" Visi Pojës e grupi i tij me tonelata

HISTORIA E HETIMIT

Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Antimafia të Barit, Itali, dhe ka zbuluar një rrjet të strukturuar kriminal shqiptaro-italian, i cili operonte nga Shqipëria me degë në Itali.

Grupi dyshohet se:

- Organizonte trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt BE-së
- Shpërndante drogën në Itali dhe vende të tjera evropiane
- Përdorte shoferë autobusësh ndërkombëtarë për transport parash dhe shmangie kontrollesh
- Përdorte platformën e enkriptuar SkyECC për komunikim

Sipas SPAK, të ardhurat nga trafiku kanë kaluar përmes skemave të pastrimit të parave dhe investimeve në pasuri të paluajtshme dhe biznese.

Si "përmbyti" Visi Pojës e grupi i tij me tonelata

PASURITË DHE FINANCAT

Mbi 4 milionë euro cash të sekuestruara, si dhe pasuri të paluajtshme të sekuestruara me vlerë rreth 12 milionë euro, pra në total rreth 16 milion euro të sekuestruara. Gjithashtu janë vënë në sekuestro dhe ndërtesa, toka dhe njësi biznesi në Durrës dhe zona të tjera. Gjatë hetimeve në "sitë" për hetim pasuror kanë kaluar edhe 52 subjekte dhe persona të lidhur me ta

TË PANDEHURIT
Në listën e 24 të pandehurve përfshihen disa persona të akuzuar për role të ndryshme në organizatë, mes tyre: Elvis Doçi, Olgert Shqevi dhe Indrit Tafili, Artan Sulejmani, Nexhmedin Danaj, Orges Molla, Sueld Elezi, Genti Nderjaku alias Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Emri Hysenaj, Artur Shkoza, Sokol Isteri alias Tatani, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi, Erind Lasku, Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu, Altin Pjetri dhe Edmond Çupi. Secili prej këtyre emrave dyshohet se ka patur rol në organizatë duke nisur që nga organizatorë të trafikut, financierë dhe pastrues parash, ndërmjetës dhe shpërndarës. 


Akuzat kryesore përfshijnë:

- Trafikim i narkotikëve (neni 283/a)
- Pastrim i produkteve të veprës penale (neni 287)
- Grupi i strukturuar kriminal (neni 333/a)
- Kryerje veprash nga organizata kriminale (neni 334)

SPAK e konsideron këtë dosje si një nga hetimet më të mëdha ndërkombëtare të viteve të fundit, ku janë dokumentuar:

- Trafik në shkallë industriale kokaine drejt BE-së
- Përdorim i rrjeteve të sofistikuara kriminale
- Qarkullim milionash euro nga aktiviteti i paligjshëm
- Investime të gjera në pasuri të paluajtshme në Shqipëri

Çështja tashmë kalon për gjykim, ku pritet të shqyrtohen provat dhe përgjegjësitë individuale të secilit të pandehur.

Poll