Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete ka ndodhur në aksin nacional Çermë–Divjakë, në afërsi të fshatit Çermë Shkumbin.
Viktima është Barjam Kacani, 39 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e përplasjes ballore mes automjetit tip "Opel", që ai drejtonte, dhe një automjeti "BMW".
Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe pesë persona që ndodheshin në mjetin tjetër, mes tyre tre fëmijë.
Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ekipet e urgjencës transportuan të lënduarit në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, që i mori jetën 39-vjeçarit, baba i tre fëmijëve./Versus.al

