AKTUALITET /

U raportuan të zhdukur prej së shtunës, gjenden të vd*kur 3 shqiptarët nga Kosova

Shkruar nga Versus
U raportuan të zhdukur prej së shtunës, gjenden të vd*kur 3
Viktimat Ejup Ternava, Fatmire Shabani, Cennet Ternava

Tre shqiptarët e Kosovës të cilët rezultonin të zhdukur që prej ditës së shtunë në Maqedoninë e Veriut, janë gjetur të vdekur. Viktimat, se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani kishin humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut.

Shqiptarët nga Vushtria, kishin humbur kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, menjëherë sapo ishin larguar nga aeroporti i Shkupit. Autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi që solli zbulimin e aksidentit të automjetit mercedez “GLK” me targa gjermane që ishte fundosur në lumin Lepenc.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet për të sqaruar mënyrën se si automjeti përfundoi në lumë. Versus.al

Poll