
Gjatë seancës plenare pati një moment të pazakontë kur deputeti demokrat Saimir Korreshi mori fjalën për procedurë. Teksa po i drejtohej kryeparlamentarit Niko Peleshi, Korreshi pa se ky i fundit po fliste me një prej zyrtareve të Kuvendit dhe i kërkoi që ta kishte vëmendjen.
Kjo solli më pas reagimin e Peleshit i cili i kërkoi ligjvënësit t’i drejtohej me etikë.
Pjesë nga debati:
Korreshi: Faleminderit shoku kryetar, e mira është që të mbash edhe içik vesh këtej nga salla se për ty po flasim, nuk po flasim për muret. O shoku kryetar, aloo, alooo, shoku kryetar!
Peleshi: Shokun kryetar shko takoje aty ku ke shokët. Këtu nuk është festivali folklorik. Kështu është seanca.
Korreshi: Po ti ku ishe, ishe në gjumë? Ty po të flasim ne.
Peleshi: Atë ty mos ma drejto mua
Korreshi: Se po tallesh….
Deputeti kërkoi që të respektohej Kushtetuta kur i jepet fjala deputetit për procedurë. Versus.al

