
Një qytetar ka denoncuar grabitjen e parave dhe sendeve të tjera nga makina në zonën e Brrylit, në Tiranë.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik 2026, rreth orës 13:47, në zonën pas Votrës, pranë Bar Isola. Qytetari tregon se kishte lënë automjetin e tij të parkuar për rreth 10 minuta, ndërsa ishte ngjitur në banesë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, të dërguara në redaksinë e JOQ, shihet një person që afrohet pranë automjetit, hap derën e shoferit dhe futet brenda për pak çaste. Më pas ai largohet duke mbajtur në dorë një send, që sipas denoncuesit dyshohet të jetë një prej objekteve të vjedhura.

