
Rëndohet bilanci nga aksidenti tragjik në rrthrrotullimin e TEG-ut.
Mësohet se ka vdekur dhe një person i dytë që ndodhej në betoniere, i cili nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Saukut.
Betonierja po lëvizte nga Farka në drejt të rrethrotullimit të TEG me shpejtësi të lartë teksa ka goditur një makinë tip Audi që po kalonte rrethin, e më pas ka dalë nga rruga duke rënë në autostradë.
Si pasojë e rënies nga lartësia, drejtuesi i betonieres ka humbur jetën në vend.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se nga aksidenti tek rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet, ka vdekur drejtuesi i betonieres ndërsa janë plagosur 2 të tjerë. Por nuk janë identifikuar akoma personat që ndodheshin në kamionin betoniere. Dyshohet se drejtuesi dhe personi në kamionin (pompë betoni) janë egjiptianë.
Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Versus.al

