Live Updates /

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e TEG-ut. Betonierja përplaset me Audin dhe bie në autostradë, humbin jetën 2 persona. Viktimat shtetas të huaj

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku një betoniere u përplas me një mjet tip Audi, e për pasojë ka humbur kontrollin dhe ra poshtë në autostradë. Si pasojë, humbi jetën në vend drejtuesi i betonieres dhe pak orë më vonë dhe personi që e shoqëronte. Policia ka identifikuar viktimat të cilat janë të moshës 30 dhe 44 vjeç, shtetas egjiptianë. I plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i automjetit tip Audi i cili po merr trajtim në spital.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku një betoniere u përplas me një mjet tip Audi, e për pasojë ka humbur kontrollin dhe ra poshtë në autostradë. Si pasojë, humbi jetën në vend drejtuesi i betonieres dhe pak orë më vonë dhe personi që e shoqëronte. Policia ka identifikuar viktimat të cilat janë të moshës 30 dhe 44 vjeç, shtetas egjiptianë. I plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i automjetit tip Audi i cili po merr trajtim në spital.

4 Postime
4 MINUTA ME PARE

Publikohen pamjet e aksidentit tek mbikalimi i TEG/ Betonierja me shpejtësi merr para “Audin” dhe bie në autostradë

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e TEG-ut. Betonierja përplaset

Bëhen publike pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në zonën e TEG-ut, ku humbën jetën dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sic shihet nga video, kamioni pompë betoni, duket se po lëvizte me shpejtësi të lartë, dhe më pas  devijon nga rruga dhe përplaset me një automjet tip “Audi”.

Pas përplasjes së fortë, mjeti i tonazhit të rëndë humbet kontrollin, thyen barrierat mbrojtëse të mbikalimit dhe përfundon në rrugën poshtë.

Nga aksidenti humbën jetën dy shtetas egjiptianë: Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres, dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri në mjetin e rëndë.

I plagosur mbeti edhe drejtuesi i “Audit”, Roland Nuri, 28 vjeç, i cili u transportua në spital. Sipas burimeve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

 

44 MINUTA ME PARE

Aksidenti në mbikalimin e TEG-ut, policia identifikon viktimat. Drejtuesi i betonieres dhe personi që e shoqëronte, shtetas të huaj

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e TEG-ut. Betonierja përplaset

Policia ka identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur në mbikalimin pranë TEG-ut, ku një betoniere doli nga rruga dhe ra në autostradën poshtë.

Policia bën me dije se dy personat që ndodheshin në betonierë dyshohet se janë shtetasit Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri.

Si pasojë e aksidentit, 30-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri u transportua në spital në gjendje të rëndë, ku nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve. 

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan, ndodhi pasi betoniereja u përplas me një automjet, theu barrierat mbrojtëse të urës dhe përfundoi në aksin rrugor poshtë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Versus.al

1 ORE ME PARE

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e TEG-ut, rëndohet bilanci. Humb jetën dhe personi që ndodhej me viktimën në betoniere

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e TEG-ut. Betonierja përplaset

Rëndohet bilanci nga aksidenti tragjik në rrthrrotullimin e TEG-ut.

Mësohet se ka vdekur dhe një person i dytë që ndodhej në betoniere, i cili nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Saukut.

Betonierja po lëvizte nga Farka në drejt të rrethrotullimit të TEG me shpejtësi të lartë teksa ka goditur një makinë tip Audi që po kalonte rrethin, e më pas ka dalë nga rruga duke rënë në autostradë.

Si pasojë e rënies nga lartësia, drejtuesi i betonieres ka humbur jetën në vend.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se nga aksidenti tek rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet, ka vdekur drejtuesi i betonieres ndërsa janë plagosur 2 të tjerë. Por nuk janë identifikuar akoma personat që ndodheshin në kamionin betoniere. Dyshohet se drejtuesi dhe personi në kamionin (pompë betoni) janë egjiptianë.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Versus.al

 

 

2 ORE ME PARE

Betonierja çau barrierat metalike tek rrethrrotullimi i TEG-ut, dyshohet se viktima dhe i plagosuri janë shtetas egjiptianë

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e TEG-ut. Betonierja përplaset

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi në aksin TEG–Elbasan, ku një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe më pas doli nga mbikalimi, duke rënë në rrugën poshtë.

Sipas burimeve paraprake, dy personat që ndodheshin në kamion dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Për shkak të mungesës së dokumenteve të konfirmuara, identiteti i tyre ende nuk është bërë publik zyrtarisht.

Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e shkakut të aksidentit tragjik./Versus.al

Poll