Live Updates /

Skandali në Postën e Durrësit, në burg ish-drejtoresha! Dëshmitë: I merrte paratë nga arka dhe largohej me çantën plot

*Gjykata e Durrësit la në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës, Elisabeta Mataj, ndërsa për ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie". *Tre zyrtaret u arrestuan nën dyshimin se kanë përvetësuar 69 milionë lekë (mbi 700 mijë euro), fonde të destinuara për pensionet dhe ndihmat sociale në degët e Postës në Krujë dhe Shijak. *Gjatë seancës, prokuroria bëri me dije se hetimet janë zgjeruar edhe mbi aktivitetin e Elisabeta Matajt jashtë orarit zyrtar të punës. * Sipas prokurorit, Mataj ka frekuentuar disa kazino në Tiranë gjatë muajve prill dhe maj, çka ka ngritur dyshime mbi destinacionin e parave të dyshuara të përvetësuara. *Ish-drejtoresha është mbrojtur duke deklaruar se është e lirë të frekuentojë ambiente të tilla. *Elisabeta Mataj ka deklaruar para gjykatës se nuk ka dijeni se ku ndodhen paratë. *Dëshmitë e tre zyrtareve janë kontradiktore. *Arkëtarja Paola Dana pretendon se paratë janë marrë nga ish-shefja e financës Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit deklaron se fondet janë përvetësuar nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Gjykata e Durrësit la në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës, Elisabeta Mataj, ndërsa për ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie". *Tre zyrtaret u arrestuan nën dyshimin se kanë përvetësuar 69 milionë lekë (mbi 700 mijë euro), fonde të destinuara për pensionet dhe ndihmat sociale në degët e Postës në Krujë dhe Shijak. *Gjatë seancës, prokuroria bëri me dije se hetimet janë zgjeruar edhe mbi aktivitetin e Elisabeta Matajt jashtë orarit zyrtar të punës. * Sipas prokurorit, Mataj ka frekuentuar disa kazino në Tiranë gjatë muajve prill dhe maj, çka ka ngritur dyshime mbi destinacionin e parave të dyshuara të përvetësuara. *Ish-drejtoresha është mbrojtur duke deklaruar se është e lirë të frekuentojë ambiente të tilla. *Elisabeta Mataj ka deklaruar para gjykatës se nuk ka dijeni se ku ndodhen paratë. *Dëshmitë e tre zyrtareve janë kontradiktore. *Arkëtarja Paola Dana pretendon se paratë janë marrë nga ish-shefja e financës Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit deklaron se fondet janë përvetësuar nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj.

3 Postime
2 ORE ME PARE

Skandali në Postën e Durrësit/ Shefja e Financës: Drejtoresha fuste paratë në çantë dhe largohej!

Skandali në Postën e Durrësit, në burg ish-drejtoresha!

Janë zbardhur dëshmitë e disa punonjëseve të Postës Shqiptare, pas skandalit për të cilin Gjykata e Durrësit la sot në burg Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, dhe caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, ose mbi 700 mijë euro.

Në dëshminë e saj, shefja e Financës, Valbona Duni, shpjegon se transferimi i fondeve nga Durrësi drejt degëve të Shijakut dhe Krujës ka qenë praktikë e zakonshme prej vitesh.

Duni thotë se:

"Në janar-shkurt 2026 Drejtoria e Përgjithshme i kaloi rreth 22 milionë lekë Drejtorisë së Durrësit për efekt likuidimi. Për periudhën prill-maj 2026 janë kryer mandate pagese me vlerë rreth 56 milionë lekë, ndërsa për degën e Krujës rreth 10 milionë lekë dhe 3 milionë lekë. Të gjitha këto shuma janë dërguar drejt degëve Shijak dhe Krujë nga drejtoresha Elizabeta Mataj".

Sipas saj, drejtoresha Elisabeta Mataj i ka thënë se sporteli "Nazeri" kishte tejkaluar limitin e rrugëve të parashikuara. Për këtë arsye, sipas Dunit, transporti i parave është bërë nga vetë drejtoresha, me urdhër verbal.

Më tej ajo deklaron se: "Mataj merrte thesin me para nga zyra e arkës, e çonte në zyrën e saj dhe bënte numërimin e lekëve."

Sipas shefes së Financës, në disa raste Mataj i ka futur paratë në çantën personale dhe është larguar menjëherë nga institucioni.

Në fillim të qershorit 2026, pas problemeve me likuidimin në ASHK, Duni deklaron se konstatoi në sistem se disa mandate ishin prerë pa dijeninë e saj dhe njoftoi drejtoreshën.

Më tej, Valbona Duni pretendon se: "Për disa mandate pagesash nënshkrimet e mia dhe të arkëtareve të tjera nuk ishin autentike", duke përmendur konkretisht mandatet e datave 7.5.2026, 12.5.2026 dhe 21.5.2026, të cilat, sipas saj, "kishin mbetur pa firmën e drejtoreshës."/Versus.al

 

 

2 ORE ME PARE

Vjedhja mbi 700 mijë € në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e arkëtares: Drejtoresha urdhëroi transportin e parave pa eskortë sigurie!

Skandali në Postën e Durrësit, në burg ish-drejtoresha!

Arkëtarja e Postës, Paola Dana, ka deklaruar gjatë dëshmisë së saj se transporti i vlerave monetare drejt filialeve të Shijakut dhe Krujës është kryer në disa raste pa shoqërimin fizik të kompanisë së sigurisë, me urdhër gojor të drejtoreshës Elisabeta Mataj.

“Që nga muaji prill 2026, drejtoresha Elizabeta Mataj në lidhje me shpërndarjet e lekëve në filialet e Shijakut e Krujës, ka dhënë urdhër gojarisht, transporti i lekëve në këto dy filiale të bëhet edhe pa shoqërinë fizike të kompanisë Security Nazeri, në rastet kur kishin tejkaluar oraret e transportit nën shoqërinë e ruajtjes fizike”, ka deklaruar Dana.

Sipas saj, procedura e zakonshme ishte që paratë të tërhiqeshin nga banka, të arkëtoheshin dhe më pas të merreshin nga shefja e financës, Valbona Duni, e cila i dërgonte në zyrën e saj. Dana thekson se nuk ka dijeni se kujt i dorëzoheshin më pas këto vlera, ndërsa mandatet e pagesës i silleshin të firmosura nga personat përgjegjës dhe ajo i bashkëngjiste në dokumentacionin ditor të arkës.

Arkëtarja ka rrëfyer gjithashtu se më 9 korrik 2026, gjatë një kontrolli të kryer nga Posta Qendrore e Tiranës, inventari i arkës rezultoi i rregullt, me përjashtim të një diference prej 25 eurosh, të cilën ajo e mbuloi vetë.

“Rreth datës 9 Korrik 2026, ka ardhur kontrolli nga Posta Qendrore e Tiranës përsëri dhe kanë bërë inventarin e arkës, ku çdo gjë ka dalë në rregull, me përjashtim të një diferencë të vogël prej 25 euro, e cila është zëvendësuar nga ana ime, pasi mund të ishte ndonjë gabim njerëzor gjatë punës.

Po atë ditë, nga kontrolli dhe në muhabet kam marrë vesh që filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kanë marrë vlerat monetare të caktuara që janë nxjerrë nga ana jonë. Dua të theksoj që atë ditë kam dëgjuar që është bërë debat i madh mes shefes së financës Valbona Duni dhe drejtoreshës Elisabeta Mataj, por saktësisht nuk kam dëgjuar se çfarë kanë thënë, pasi kanë qenë në zyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.

Sipas dëshmisë, pasi u informua për mungesën e vlerave monetare në dy filialet, Dana iu drejtua shefes së financës për të kërkuar sqarime.

“Shefes së financës Valbonës i kam shkuar te zyra dhe i kam thënë se ku janë vlerat monetare, pasi me dokumente i kam që i kam nxjerrë nga arka. Ajo më ka thënë që i ka marrë drejtoresha Elisabeta për t'i çuar dhe le ta mbajë ajo përgjegjësinë. Pas kësaj dite nuk e kam takuar më Valbonën.”

Arkëtarja ka deklaruar gjithashtu se më pas është thirrur në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj, ku ndodhej edhe shefi i sigurisë, Minur Kodra. Sipas saj, drejtoresha i kërkoi të hartonte një deklaratë me shkrim dore, ku të pohonte se ajo nuk kishte hyrë në zyrën e arkës për të marrë vlera monetare.

“Ndërsa drejtoresha më ka thirrur në zyrë, më datë 9 ose 10 Korrik, nuk e mbaj mend mirë si datë, ku në zyrën e saj ka qenë edhe shefi i sigurisë së Postës, Minur Kodra, dhe ajo më ka thënë: ‘A kam dalë ndonjëherë unë me thes nga zyra jote? Më ke dhënë gjë ti mua?’ Më pas më ka thënë që të shkruaj me shkrimin tim një deklaratë, në të cilën unë kam shkruar që drejtoresha nuk ka hyrë në zyrën time për të marrë vlera monetare nga arka.

Këtë deklaratë me shkrim dore e ka mbajtur drejtoresha dhe më pas, disa ditë të tjera, më ka thënë që duhet me kompjuter dhe deklarimi ishte i shkruar, ndërsa unë vetëm e kam lexuar dhe e kam firmosur. Gjithashtu edhe Minur Kodra e ka bërë këtë deklaratë me shkrim dore atë ditë te zyra e drejtoreshës, por unë nuk e di se çfarë ka shkruar ai”, ka vijuar Dana në dëshminë e saj./Versus.al

5 ORE ME PARE

700 mijë euro pensione e ndihma sociale i çoi në kazino? Ish-drejtoresha e postës në Durrës: S’ma ndalon ligji

Skandali në Postën e Durrësit, në burg ish-drejtoresha!

Sot në gjykatën e Durrësit u mbajt seanca gjyqësore për konfirmimin e masave të sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj dhe dy vartëseve të saj, shefen e Financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtaren Paola Dana.

Të treja akuzohen se kanë përvetësuar fondet në filialin e postës. Shuma e përvetësuar deri më tani është 700 mijë euro të cilat ishin para të destinuara për shpërndarjen e pensioneve e ndihmave sociale.

Në seancë pati fakte të reja nga hetimi, pasi prokurori përmendi edhe frekuentimin e kazinove nga drejtoresha e filialit. Ajo nuk e mohoi se mund të ketë frekuentuar kazinotë duke thënë se nuk ka një ndalim ligjor për të shkuar në ambiente të tilla.

“Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino”, mësohet të jetë shprehur Mataj para gjykatës.

Ndërsa mohoi se kishte planifikuar të arratisej jashtë vendit, Mataj u përgjigj “nuk e di” kur u pyet se ku kanë shkuar paratë që dyshohet se janë përvetësuar. Versus.al

Poll