Çfarë do të gjeni në brendësi
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se projekti turistik i Zvërnecit do të zhvillohet sipas të gjitha standardeve evropiane. I pyetur në Konferencën Ndërqeveritare për projektin e Zvërnecit dhe debatet që ka ngjallur në Parlamentin Europian, kryeministri Rama tha se Komisioni Europian është në dijeni të çdo zhvillimi. Gjithashtu siguroi se projekti do të kryhet sipas standardeve më të larta dhe do të jetë krenari për vendin dhe Europën. Rama tha se, ligji për zonat e mbrojtura nuk do të shfuqizohet plotësisht, por do të modifikohet sipas nevojës për përshtatjen e tij me legjilacionin e BE-së.
Qeveria nuk tërhiqet për zonat e Mbrojtura/ Marta Kos: Kemi kërkuar para protestave shfuqizmin e amendamenteve të 2024-ës. Rama: Ligji do të modifikohet!

Komisionerja e Zgjerimit në Bruksel, Marta Kos e pyetur nga mediat për projektin e Zvërnecit si një nga arsyet e protestave në Tiranë, tha se me qeverinë shqiptare është kërkuar më herët shfuqizimi i amendamenteve të vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe ligjin për investimet strategjike, në kuadër të harmonizimit të legjislacionit me standardet e BE-së.
Sipas saj, Kapitulli 27 për mjedisin mbetet një nga më kërkuesit në procesin e negociatave. Komisionerja theksoi se protestat në Tiranë nuk ndikojnë në procesin e anëtarësimit.
Kos tha se, për projektin në Zvernec, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen.
“Edhe para protestave kemi rënë dakord që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, këto do të bëheshin për kapitullin 27. Do të inkurajoja autoritetet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha komisionerja Kos.
Sipas saj, protestat janë pjesë e demokracisë dhe mënyra si vendet i trajtojnë ato është e rëndësishme. Inkurajoj që qeveria të trajtojë shqetësimet e qytetarëve.
“Por kapitulli 27 është një prej më kërkuesve, më së shumti sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin”, tha komisionerja Marta Kos.
Por kryeministri Rama nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij duke shtuar se ligji për zonate mbrojtura nuk do të shfuqizohet plotësisht, por do të modifikohet sipas nevojës për përshtatjen e tij me legjilacionin e BE-së.
“Na duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe të ndryshojmë gjithçka që s’është në pajtim me standardet europiane.
Shfuqizimi nënkupton anulim. Ligji për zonat e mbrojtura është një nga ligjet më të mira që kemi, kemi punuar shumë fort. Na duhet të trajtojmë pjesë specifike që duhet të jenë në pajtim të plotë me BE, edhe për këtë po punojmë me Komisionin. Shfuqizim nuk është një fjalë që e marrim si fjalë për të qenë në përputhje, është miratim 100% me standardet”, tha Rama./Versus.al
Mbyllen 3 kapitujt e integrimit me BE-në, Rama nga Brukseli: Qytetarët janë gjithnjë e më pak tolerantë me ne! Duhet të japim rezultate

Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur gur kilometrik tjetër shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt BE, mbylljen e 3 kapitujve në negociatat për integrimin.
Duke folur në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama tha se vendimi thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm të asaj që quhet epoka e re. "Shqipëria jep rezultate dhe BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon në përputhje me këtë dhe ky është thelbi i procesit. Proces i besueshëm, i bazuar në meritë nga të dyja anët", tha Rama duke iu drejtuar komisioneres së Zgjerimit se ka qenë e rëndësishme në këtë proces.
"Marta ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe na ke mbajtur gjithmonë në drejtim pavareësisht pengesave", tha Rama
Edi Rama: Ajo cfarë ndodhi tani shënon një gur kilometrik tjetër shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt BE.
Sapo ramë dakord të mbyllim 3 kapituj të rëndësishëm negociator dhe ky nuk është thjesht një hap por një vlerësim i qartë që shqipëria po ecën përpara dhe që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithmonë i përgatitur për të marrë përgjegjësitë e anëtarësimit. E sotmja është e rëndësishme dhe pse thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm të asaj që quhet epoika e re. Shqipëria jep rezultate dhe BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon në përputhje me këtë dhe ky është thelbi i procesit. Proces i besueshëm, bazuar në meritë nga të dyja anët. Marta ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe na ke mbajtur gjithmonë në drejtim pavareësisht pengesave .
Po ne po sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë, po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi dhe po ndërtojmë shqipërinë që duam të shohim me të drejta anëtare të BE dhe njerëzit duan më shumë, janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që nuk funkskionon, dhe na duhet të ecim përpara dhe të japim rezultate./Versus.al

