BOTA /

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, pak para fillimit të bllokadës detare

Një zyrtar amerikan konfirmoi se forcat e armatosura amerikane po kryejnë aktualisht sulme ajrore në Iran

Shkruar nga Versus

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, pak para fillimit të

Komanda Qendrore e SHBA-së sapo ka konfirmuar sulmet e reja ndaj Iranit sonte.

Konkretisht, në deklaratën e CENTCOM-it, thuhet se qëllimi i sulmeve ishte dobësimi i forcave iraniane të përdorura për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

"Sulmet po zhvillohen ndërsa forcat amerikane përgatiten të rivendosin një bllokadë detare të porteve dhe zonave bregdetare iraniane", shton deklarata.

Më parë, një zyrtar amerikan konfirmoi se forcat e armatosura amerikane po kryejnë aktualisht sulme ajrore në Iran , duke folur për ABC News.

Sipas tij, sulmet ajrore kanë vazhduar për dy orët e fundit.

Nga ana e tij, Presidenti iranian Masoud Peskov iu përgjigj deklaratave të fundit të Donald Trump, në të cilat presidenti amerikan pretendoi se kishte neutralizuar shumicën e aftësive ushtarake të Iranit./Versus.al

Poll