Çfarë do të gjeni në brendësi
Dyshohet se u eleminua për gjakmarrje, del FOTO e Koçekut që u qëllua me 25 plumba
Personi që shihni në foto është Aleksandër Koçeku, 40 vjeçari që mbrëmjen e djeshme u vra me 25 plumba në Dukagjin.
Ai u gjet i vrarë brenda makinës së tij në një rrugë ku nuk kishte shumë kalimtarë. Njëri prej kushërinjve të tij foli për mediat dhe tha se shteti dhe të gjithë e dinin se Koçeku kishte gjak borxh duke ngritur kështu dyshimet për një gjakmarrje të mundshme. Versus.al
Ekzukutimi i Koçekut me 25 plumba, kushëriri i tij: I ka patur gjak borxh dikujt, e di edhe shteti

Kushëriri i Aleksandër Koçekut, 40 vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me 40 plumba ka folur për mediat duke thënë se i ndjeri ruhej prej 2017-ës nga një hakmarrje e mundshme. Në këtë vit, Artan Koçeku, vëllai i viktimës vrau Angjelin Shkambi për çështje nderi. Duke mos dhënë detaje të tjera, i afërmi i të ndjerit u mjaftua duke u shprehur se konfliktin në të cilin ishte përfshirë viktima, e dinte edhe shteti.
“Konflikt që e di shteti, e di gjithkush. Është ruajtur, por duhet me hëngër. Është konflikt që e dini edhe ju, i ka patur gjak borxh dikujt. Për tjetër gjë nuk e di”- tha ai mes të tjerash.
Koçeku është një prej personave të hetuar për vrasjen e Pavlin Prekës në mars të vitit 2025. Versus.al
Vrasja e mbrëmshme në Dukagjin, 40 vjeçari u ekzekutua me 25 plumba automatiku! Gjakmarrja, pistë hetimi

Mbrëmjen e djeshme, 40 vjeçari Aleksandër Koçeku u ekzekutua në zonën e Karmës së Kirit në aksin malor Kir-Prekal. Ekzekutimi ndodhi në një vend ku nuk ka lëvizje të shpeshta automjetesh dhe aq më pak kamera sigurie.
Informacionet bëjnë me dije se drejt Koçekut është qëlluar me 25 plumba automatiku. Duke parë edhe vendin e zgjedhur, duket se gjithçka ka qenë e llogaritur me kujdes nga autorët.
Mësohet se hetimet janë përqendruar fillimisht tek pista e gjakmarrjes, pasi familjarët e tij thonë se i ndjeri jetonte nën kërcënimin e hakmarrjes që prej vitit 2017 kur u vra Angjelin Shkambi dhe për këtë ngjarje u dënua vëllai i viktimës së mbrëmshme, Artan Koçeku.
Gjithashtu Aleksandër Koçeku ishte nën hetim nga prokuroria e Shkodrës për vrasjen e 19 vjeçarit Pavlin Preka.
Mbrëmë, Koçeku u gjet i pajetë në automjetin e tij nga një kalimtar i rastësishëm i cili njoftoi menjëherë policinë. Versus.al

