Live Updates /

Dita e 39-të e protestave kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët kërkojnë përgjigje për kërkesat drejtuar qeverisë

Mijëra qytetarë janë mbledhur në ditën e 39-të para Kryeministrisë duke përsëritur kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike. Protestuesit shprehen të vendosur në kauzën e tyre duke theksuar se atdheu nuk është në shitje dhe se qeveria duhet të reflektojë për 5 pikat e kërkesave të tyre. Qytetarët thonë se as vapa dhe as pushimet nuk do t'i pengojnë të mblidhen në shesh për të kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Mijëra qytetarë janë mbledhur në ditën e 39-të para Kryeministrisë duke përsëritur kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike. Protestuesit shprehen të vendosur në kauzën e tyre duke theksuar se atdheu nuk është në shitje dhe se qeveria duhet të reflektojë për 5 pikat e kërkesave të tyre. Qytetarët thonë se as vapa dhe as pushimet nuk do t'i pengojnë të mblidhen në shesh për të kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet

4 Postime
3 ORE ME PARE

Një javë më parë gjuajtën me vezë e miell, protestuesit ulen në shesh para godinës: Parlamenti i krimit!

Dita e 39-të e protestave kundër projektit të Zvërnecit,

Një javë pas përplasjeve të dhunshme para Kuvendit,  turma e protestuesve mbrëmjen e sotme u rikthye sërish mbrëmjen e sotme, por me tjetër qasje.

Protestuesit  u ulën në shesh për pak minuta sërish para Kuvendit dhe në kor thërrisnin “Parlamenti i krimit” dhe “Ju erdhi fundi”.

Qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë duke thirrur parullën tashmë të njohur të protestës 39-ditore, “Rama jepe dorëheqjen”.

Më 1 korrik, pikërisht në këtë vend, disa prej qytetarëve u shoqëruan në polici ku 19 prej tyre u mbajtën në qeli për 72 orë derisa gjykata vendosi t’i lirojë./Versus.al

4 ORE ME PARE

Nis marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit: Nesër 40 ditë protestë, do t’i hamë hallvën qeverisë

Dita e 39-të e protestave kundër projektit të Zvërnecit,

Pas përfundimit të fjalimeve mbrëmjen e sotme, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke thirrur në kor “Rama jepe dorëheqjen”.

Mijëra qytetarë u bashkuan në protestën e 39-të për të kërkuar largimin e politikanëve të korruptuar, klasës së vjetër që i ka zhgënjyer në 36 vite demokraci.

 “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi!”, ishin disa nga parullat që thirrën protestuesit./Versus.al

4 ORE ME PARE

E sëmura me kancer mesazh Ramës nga protesta: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona!

Dita e 39-të e protestave kundër projektit të Zvërnecit,

Një nga fjalimet e mbrëmjes së sotme në protestën para Kryeministrisë, ishte ajo e një pacienteje të sëmurë me tumor e cila ishte e pakënaqur me situatën në spitale.

Qytetarja denoncoi me zërin që i dridhej skandalin me rimbursimin e medikamenteve në Shqipëri, duke bërë një krahasim me shpërdorimin e fondeve publike për koncerte luksi.

E përlotur dhe e revoltuar, ajo tha se Rama nuk e meriton të quhet kryeministër.

“Këtij nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është palaço! Sot kur ai jep gjithë ato para për një koncert që nuk e kanë pranuar disa shtete, unë sot kam vajtur të marr ilaçet e kancerit. Më kanë kompensuar vetëm 60 qindarka. Turp!” deklaroi ajo përpara turmës së heshtur nga dhimbja”, tha qytetarja./Versus.al

4 ORE ME PARE

“Edhe në Nikaj-Mërtur po sillen njëlloj si në Zvërnec”, aktivistja: Qeveria s’ka reflektuar, situata nga jugu në veri e njëjtë

Dita e 39-të e protestave kundër projektit të Zvërnecit,

Aktivistja e mjedisit Besiana Guri, foli sot në protestën e kësaj mbrëmje në sheshin para Kryeministrisë, ku kërkoi nga qeveria të reflektojë për kërkesat e qytetaëve.

Guri tha se teksa sot në mediat e huaja dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg po flitet për Shqipërinë dhe protestat, qeveria jonë nuk ka dhënë llogari apo një afat kur mund të presim ndryshime.

“Janë resorte të ndryshe që do të ndërtohen, kur do t’i japë përgjigje kërkesave tona për paketën e maleve për zonat e mbrojtura?”, tha aktivistja.

Besiana Guri, aktiviste e mjedisit: Sot në mediat ndërkombëtare po flitet për situatën në Vjosë-Nartë, sot po flitet në parlamentin evropian për ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura. Kanë shkatërruar lumenjtë nga veriu në jug.

Vij nga protesta e së shtunës në Nikaj Mërtur dhe  banorët thonë se nuk janë pyetur. Dhe kështu ndodh me projektet e ngjashme.

Natyra është aseti më i rëndësishëm, pse po flitet në të gjithë komunitetin evropian për këtë ligj që i ka hapur rrugën shkatërrimit të mjedisit. Vetëm qeveria jonë nuk ka dhënë llogari apo një afat kur mund të presim ndryshe. Janë resorte të ndryshe që do të ndërtohen, kur do ti japë pëegjigjr kërkesave tona për paketën e maleve për zonat e mbrojtura. Ne nuk tërhiqemi, natyrën e kemi amanet për baballarët tanë që tua lëmë trashëgimi fëmijëve./Versus.al

Poll