Live Updates /

Vihet nën kontroll zjarri në Shijak, normalizohet trafiku në autostradën Tiranë–Durrës

Zjarri që përfshiu sipërfaqen me bimë në Kodër Koxhas është vënë në kontroll. Për disa orë zjarri ishte aktiv si pasojë e përhapjes nga era e fortë dhe shtëllungat e tymit u përhapën në autostradën Tiranë-Durrës Kjo solli  probleme me qarkullimin e automjeteve duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht lëvizjen në segmentin afër zonës. Në terren shkuan pesë forca zjarrfikëse, të cilat bënë të munduar shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa qarkullimi i automjeteve i është rikthyer normalitetit

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
2 ORE ME PARE

Shtëllunga tymi në ajër nga zjarri në Koxhas, bllokohet përkohësisht qarkullimi në një segment të autostradës Durrës-Tiranë

Vihet nën kontroll zjarri në Shijak, normalizohet trafiku në

Lëvizja e automjeteve në autostradën Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Shijakut, për shkak të prezencës së madhe të tymit të shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë fshatin Koxhas.

Zjarri përfshiu sipërfaqe me barishte dhe për shuarjen e flakëve u angazhuan pesë mjete zjarrfikëse.

Sasia e dendur e tymit ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i përkohshëm i segmentit nga Vora në drejtim të Durrësit, ndërsa është krijuar një radhë kilometrike automjetesh./Versus.al

4 ORE ME PARE

VIDEO/ Vatër e re zjarri në Shijak, flakët “ndezin” Koxhasin, tymi përhapet dhe në autostradë

Vihet nën kontroll zjarri në Shijak, normalizohet trafiku në

Vatër e re zjarri është shënuar këtë mesditë në qarkun e Durrësit.

Mësohet se zjarri, i favorizuar dhe nga era ka rënë në Koxhas të Shijakut.

Reja e tymit është përhapur në një rreze të gjerë dhe mbi autostradën Durrës-Tiranë.

Paraprakisht mësohet se u është vënë zjarri disa mbeturinave, por flakët janë përhapur më tej në zonë./Versus.al

Poll