
Vlorë- Policia Kufitare ndërhyri në Sarandë për të bllokuar 2 mjete lundruese (Jet Ski) që shkelën perimetrin e sigurisë dhe rrezikuan qytetarët të cilët po laheshin në det.
Bëhet fjalë për 2 raste të ndryshme, njëri në Gjirin e Sarandës dhe tjetri në Gjirin e Ksamilit. Në përfundim të veprimeve, të dy zotëruesit e këtyre mjeteve lundruese, konkretisht R.A dhe R.P u gjobitën secilli me nga 500 mijë lekë të reja. Versus.al

