
Niko Qarkaj, protestuesi i cili u lirua ditën e djeshme iu bashkua protestës së 36-të që u mbajt në sheshin para kryeministrisë vetëm pak orë pasi ishte liruar nga qelia.
Ai u afrua tek kordoni i policëve të vendosur para kryeministrisë dhe u ul në gjunjë për t’u puthur duart disa prej efektivëve të cilët e përqafuan. Gjesti u shoqërua me duartrokitje nga protestuesit e pranishëm për të përcjellë mesazhin se protesta nuk është kundër uniformave blu.
Qarkaj i cili vuan nga epilepsia u lirua të dielën me vendim të gjykatës. Gjatë qëndrimit në paraburgim ai u transportua me ambulancë drejt spitalit ndërsa pretendoi se ishte dhunuar. Versus.al

