AKTUALITET /

“Kërkova informacion për shokët e mi, por më dhunuan”, protestuesi: Na u mohua ndihma mjekësore

I riu tregoi se u arrestua gjatë protestës së 2 korrikut para Parlamentit, për të vetmin faj se u kërkoi policëve informacion se ku janë dërguar protestuesit e ndaluar

Shkruar nga Versus

“Kërkova informacion për shokët e mi, por më

Një nga protestuesit që fitoi lirinë ditën e sotme pas vendimit të gjykatës, foli për situatën në 72 orët e izolimit në komisariatin nr.3 në Tiranë.

I riu tregoi se u arrestua gjatë protestës së 2 korrikut para Parlamentit, për të vetmin faj se u kërkoi policëve informacion se ku janë dërguar protestuesit e ndaluar.

“E gjeta veten duke më dhunuar dhe shtrirë përtokë dhe më pas më dërguan në komisariat.

Atje na u mohua shërbimi bazë, ndihma mjekësore e nevojshme si dhe ekspertiza. Ne na dhunuan”, tha aktivisti./Versus.al

Poll