AKTUALITET /

Alarmi për zjarret në vend, ekspertët parashikojnë rrezik të lartë në 3 qarqe

Instituti i Gjeoshkencës thekson se në disa zona të vendit rreziku do të jetë lokalisht i lartë, konkretisht në jug të Shkodrës, perëndim të Tiranës, perëndim të Elbasanit, perëndim të Beratit dhe veriperëndim të Vlorës

Shkruar nga Versus

Alarmi për zjarret në vend, ekspertët parashikojnë rrezik

Instituti i Gjeoshkencës ka paralajmëruar problematikë nga zjarret në 3 qarqe të vendit duke nisur nga pasditja e së dielës. Sipas IGJEO, Fieri, Lezha dhe Durrësi janë qarqet më të rrezikuara nga zjarret pasditen e së dielës dhe gjatë ditës së hënë. .

Në njoftimin e saj, IGJEO thotë se në këto tre qarqe niveli i rrezikut për zjarret në pyje do të jetë i lartë. Kurse për Shkodrën, Tiranën, Elbasanin, Beratin, Vlorën dhe Gjirokastrën parashikohet nivel i moderuar, ndërsa në Kukës, Dibër dhe Korçë niveli i rrezikut pritet të jetë i ulët.

Instituti thekson se në disa zona të vendit rreziku do të jetë lokalisht i lartë, konkretisht në jug të Shkodrës, perëndim të Tiranës, perëndim të Elbasanit, perëndim të Beratit dhe veriperëndim të Vlorës./Versus.al

Poll