AKTUALITET /

VIDEO/ U arrestua gjatë protestës tek Kuvendi, Niko Qarkaj del nga komisariati dhe tregon vezën: Kjo ishte arma ime!

Protestuesi hipi tek kangjellat e derës së jashtme dhe nxori një kokërr vezë nga xhepi dhe e hodhi brenda oborrit të komisariatit nr.3

Shkruar nga Versus

VIDEO/ U arrestua gjatë protestës tek Kuvendi, Niko Qarkaj del nga

Niko Qarkaj, protestuesi që u bë i njohur për historinë e tij të dhimbshme, si i sëmurë epileptik dhe kujdestar i babait invalid dhe të verbër, ka lënë sot qelinë tek komisariati nr.3 në Tiranë, pas vendimit të gjykatës së Tiranës.

Ai u arrestua më 2 korrik gjatë përplasjeve tek Kuvendi, ku u lirua vetëm sot, për mungesë provash

Qarkaj pësoi dhe sot krizë epilepsie gjatë seancës gjyqësore ndërsa avokati Dorjan Matlija tha se ai është dhunuar si gjatë protestës, edhe në ambientet e komisariatit nr.3.

Pas daljes nga komisariati,  protestuesi hipi tek kangjellat e derës së jashtme dhe nxori një kokërr vezë nga xhepi duke thënë: Kjo ishte arma ime. Më pas ai e hodhi vezën brenda oborrit të komisariatit./Versus.al

VIDEO/ U arrestua gjatë protestës tek Kuvendi, Niko Qarkaj del nga

 

 

 

 

Poll