AKTUALITET /

Seanca për 21 protestuesit, Prokuroria kërkon burg për tre prej tyre

Shkruar nga Versus
Seanca për 21 protestuesit, Prokuroria kërkon burg për tre prej
Pamje nga protesta para Parlamentit

21 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit vijojnë të ndodhen në Gjykatën e Tiranës, ku prej disa orësh po zhvillohet seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masave të sigurisë.

Jashtë godinës së gjykatës janë mbledhur qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të Grupit Koordinues, të cilët po protestojnë në mbështetje të të arrestuarve dhe kërkojnë lirimin e tyre.

Sipas informacioneve, fillimisht Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për të gjithë të arrestuarit.

Megjithatë, pas administrimit të provave shtesë gjatë seancës, organi i akuzës ka ndryshuar qëndrimin për tre prej tyre, duke kërkuar caktimin e masës "arrest me burg".

Ndërkohë, ka përfunduar shqyrtimi i masës së sigurisë për të arrestuarin e parë, Albion Nikolli.

Për të, Prokuroria kërkoi shpalljen të ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës "detyrim paraqitje".

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Stefan Topalli kërkoi që arrestimi të shpallej i paligjshëm dhe ndaj klientit të tij të mos vendosej asnjë masë sigurimi.

Në argumentet e paraqitura para gjykatës, ai theksoi se Nikolli është mjek onkolog dhe se, sipas mbrojtjes, profili dhe personaliteti i tij nuk përputhen me kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohet./Versus.al

Poll