AKTUALITET /

EMRI/ Tragjedi në Greqi, 35-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pak orë pasi solli në jetë djalin e saj, familja kërkon hetim

Shkruar nga Versus
EMRI/ Tragjedi në Greqi, 35-vjeçarja shqiptare ndërron
Viosana Mane

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi.

Viosana Mane, 35 vjeçe, ka humbur jetën vetëm pak orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

35-vjeçarja ishte shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Livadias për një lindje të planifikuar me prerje cezariane. Sipas familjarëve, shtatzënia kishte ecur normalisht dhe pa asnjë komplikacion gjatë nëntë muajve.

Operacioni përfundoi me sukses dhe ajo solli në jetë një djalë të shëndetshëm. Megjithatë, pak orë pas lindjes, gjendja e saj u përkeqësua si pasojë e një hemorragjie të rëndë.

Mjekët ndërhynë menjëherë për ta stabilizuar, por për shkak të gjendjes kritike vendosën transferimin e saj në Spitalin "Thriasio" në Athinë, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 35-vjeçarja nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga humbja e madhe e gjakut.

Vdekja e saj ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe në komunitetin ku jetonte. Ajo la pas bashkëshortin, një djalë 8-vjeçar dhe foshnjën e porsalindur.

Pas ngjarjes, familja ka kërkuar hetim të plotë për të sqaruar nëse komplikacioni është menaxhuar sipas protokolleve mjekësore dhe nëse janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme gjatë trajtimit të saj./Versus.al

Poll