AKTUALITET /

Përplasjet para Parlamentit, Gjykata liron 19 protestuesit e arrestuar, "arrest në shtëpi" për 2 të tjerë

Shkruar nga Versus

Përplasjet para Parlamentit, Gjykata liron 19 protestuesit e arrestuar,

Gjykata e Tiranës vendosi sot lirimin e 19 protestuesve të arrestuar në protestën para Kuvendit, më 2 korrik, të cilët akuzoheshin për prishje të pronës publike.

Për 2 prej tyre u kërkua ashpërsim i masës së sigurisë, konkretisht Everest Bardhi dhe Ervin Gega janë lënë në “arrest në shtëpi”, 5 të tjerëve iu pezullua masa e sigurisë ndërsa pjesa tjetër u dënua me masën “detyrim paraqitje”.

Mes protestuesve të cilëve iu hoq masa e sigurisë është dhe Niko Qarkaj i sëmurë epileptik.

Mes të arrestuarve janë:

Alban Nikolli, Elvis Bici, Altin Hila, Arben Lleshaj, Everes Bardhi, Gentian Progni, Besart Kajmi, Aristotel Elezaj, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Durim Bami, Evis Gjoni, Frrok Bardhi, Elvis Bici, Alban Nikolli, Ervin Gega, Orgito Kaba, Iljon Shala, Kujtim Përvataj, Rezart Pirani, Admir Tërshalla, Romario Dushi.

Një nga avokatët shpjegoi se prokurori gjatë seancës kërkoi ndryshim të qëndrimit për një nga tre personat, Altin Hila, historia e të cilit u bë publike për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijës së tij, duke e ndryshuar nga arrest në burg, në arrest shtëpie.

Prokuroria ka pretenduar se nga pamjet filmike personat e akuzuar shiheshin teksa ushtonin dhunë dhe dëmtim të mjetit të policisë. Avokatët kërkuan lirimin, duke i cilësuar arrestet të paligjshme.

“Për personin që pati shqetësime shëndetësore është pezulluar masa e sigurisë dhe iu dha ndihma e parë pasi mbërriti ambulanca dhe masa ndaj tij vijoi pas rikthimit”, tha avokati.

Trupa gjykuese pas seancës u tërhoq edhe për vendim.

Avokati tha se protestuesit që u paraqitën në seancë kishin shenja të dhunës, mes tyre dhe Niko Qarkaj./Versus.al

 

Poll